Qytetarët e Kroacisë që nga vera e vitit të ardhshëm do të mund të marrin “dritën e gjelbër” për shfrytëzim legal të marihuanës për qëllime mjekësore. Ministri i Shëndetësisë, Sinisha Varga ka caktuar një Komisionin për analizën e rekomandimit të aplikimit të marihuanës indiane për qëllime mjekësore.

Detyrë e Komisionit është të hulumtojë mundësitë e zbatimit të kanabisit te të sëmurët nga kanceri, apo sëmundjet e tjera të rënda, te të cilat terapia e tillë mund të ndihmojë në shërimin apo lehtësimin e simptomave të sëmundjes.


Për kreun e këtij komisioni, Ognjen Brboroviç, nga Fakulteti i Mjekësisë në Zagreb, nuk ka dyshim se kanabisi do të marrë “dritën e gjelbër” për përdorim në qëllime mjekësore.

“Në shtetin ku 60 për qind e studentëve të mjekësisë deklarojnë se e kanë provuar “barin”, mundësia që djali të marrë një gram nga marihuana e blerë në barnatore për t’ia shpëtuar babin nga vdekja, vërtetë nuk paraqet ndonjë rrezik”, mendon ai.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)