Kroacia i druhet zgjedhjes
së presidentit serb Nikoliç

Kroacia i druhet zgjedhjes <br />së presidentit serb Nikoliç
BEOGRAD- Përveç situatës në Afganistan dhe marrëdhëniet midis shteteve partnere, pjesëmarrësit në samitin e NATO-s që u zhvillua javën e kaluar në Çkago është diskutuar edhe për zgjedhjen e radikalit Tomisllav Nikoliç në krye të Serbisë.

Pjesëmarrësit deklaruan se zgjedhja e Nikoliç mund të sjell ndryshime serioze në skenën politike serbe dhe një situatë krejtësisht të re në rajon, shkruan gazeta kroate Jutarni list.

"Paralajmërova se një situatë e re, e panjohur, për të cilat nuk dihen si do të jenë pasojat, është krijuar në rajon me zgjedhjen e Nikoliç në postin e presidentit në Serbi.”- citohet të ketë thënë  Ministrja e Jashtme Kroate në samitin e NATO-s Vesna Pusiç.

E pyetur nëse zgjedhjet në Serbi mund të ndikonin në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, Pusiç tha: Duke pasur parasysh se jemi një rajon i vogël i lidhur shpesh përmes historisë, është e qartë që zhvillimet në një shtet ndikojnë në shtetet e tjera në rajon. Është e vështirë të parashikohet rrjedha e ngjarjeve, por mund të them me siguri se ndryshimi i autorieteve në Serbi do të ketë një efekt shumë të madh tek fqinjët më shumë sesa vetë në Serbi. Vullneti i Serbisë, ose të paktën ajo çfarë është deklaruar është se do të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Çështja është se cili do të jetë qëndrimi që Serbia do të mbajë karshi Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë. Deklarata e parë që presidenti i sapozgjedhur Tomislav Nikoliç është totalisht e papranueshme për Kroacinë.

Ajo shtoi se në qoftë se Serbia dhe Kroacia duan atë që është e mirë për qytetarët e tyre, ata duhet të bashkëpunojnë si dy shtete fqinje.

(kz/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë