Kroacia: Ndalni ndotjen
ta ruajmë detin Adriatik

Kroacia: Ndalni ndotjen <br />ta ruajmë detin Adriatik
TIRANE- Presidenti kroat ka ardhur në Tirana dhe për të përcjellë shqetësimin dhe apelin për të mbrotjur detin Adriatik nga ndotja.

Në fjalën e mbajtur para gazetarëve, në konferencë për shtypin, menjëherë pas takimit me presidentin Topi, Josipovic ka qenë i tepër i qartë dhe konkret kur përcolli mesazhin për mbrojtjen nga ndotja të Detit Adriatik. “Deti Adriatik është i përbashkët. Është detyra jonë që ta ruajmë nga cdo ndotje . Të ruajmë bregdetin Adriatik, kujdes me lëshimin e ujrave të zeza”- deklaroi presidenti kroat.

Një rast i ndotjes së Adriatikut, i cili u bë skandal dhe u ndjek me shqetësim të madh në Kroaci, ishte në nëntor të 2010, kur sasi të mëdha të mbetjeve plastike dhe hedhurinave të tjera q u zbuluan në brigjet jugore të Kroacisë në detin Adriatik. Prurjet e jashtëzakonshme të lumenjve, Buna, e Drini të shtuara dhe prej reshjeve të mëdha të shiut kishin çuar mbeturinat në det, që andej rrymat detare i kishin nxjerrë në brigjet kroate

Tema e mbeturinave shqiptare që pushtoi bregdetin kroat u shndërrua në temën kryesore të mediave në Kroaci, dhe qeveria kroate ndërmori aksion për pastrimin e brigjeve të Adriatikut nga mbeturinat.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz