Ministria e Trasporteve ka akorduar ketë të enjte marrëveshjen për njohjen e patentave midis dy vende. Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje plotësohet unaza e vendeve të rajonit që njohin lejet e drejtimit të dhëna nga autoritetet shqiptare me përjashtim të Greqisë, ku palët janë në negociata.
Shtetet ku mund të lëvizet me patentë shqiptare, janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe së fundmi Kroacia . MTI njofton se është në negociata edhe me palën turke, dhe është optimiste në arritjen e një marrëveshjeje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)