Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të mërkurën se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.
“Nuk mund të ofroj garanci, kjo është thjesht e pamundur”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Kroacia nuk do të bëjë atë që bëri Hungaria si anëtare e Bashkimit Evropian, duke i dhënë strehim ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i cili u strehua në Hungari për të shmangur vuajtjen e një dënimi për korrupsion", tha ai.
Presidenti Milanoviç, tha se akuzat e ngritura pas kaq vitesh kundër zotit Thaçi e dëmtojnë rajonin
“Thjesht mendoj se Thaçi ose duhej të ishte akuzuar prej kohe, ose duhet të lihet i qetë, sepse disa njerëz në Beograd po kalojnë të paprekur”, tha Milanoviç.
Komentet e presidentit kroat pasuan debatet e nxitura pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, për të refuzuar kërkesat e katër të akuzuarve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për t’u mbrojtur në gjendje të lirë.
Ligji për themelimin e Gjykatës mundëson që një shteti të tretë, mund të ofrojë garanci për “të marrë dhe nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar”.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Vjosa Osmani nderon me titullin 'Medalja Presidenciale e Meritave', ish-presidentin, Bamir Topi
18 Shkurt, 18:27
-
‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti
18 Shkurt, 17:10
-
Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: E ardhmja jonë është e përbashkët
18 Shkurt, 16:36
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Kosovë, ambasadori i BE takon kryetarët e partive: Biseduam për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e re
18 Shkurt, 13:50
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë
18 Shkurt, 13:09
-
Burri i saj e quajti live hajvan, militantët e Albin Kurtit sulmojnë gazetaren Arbana Xharra
18 Shkurt, 12:57
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59
-
Në ditën e tij, gjeniu Gjovalin Gjadri 'zbret’ në Universitetin e Prishtinës
17 Shkurt, 22:40