Kroacia, shembulli më i mirë i Shqipërisë në rrugën për integrimin e plotë në BE
TIRANE, 23 Qershor/ATSH/-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur sot në një takim të veçantë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviç i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë takimit, ministrja Kodheli, pasi i ka shprehur homologut të saj kroat mirëseardhjen në Tiranë, që në krye të herës theksoi […]
TIRANE, 23 Qershor/ATSH/-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur sot në një takim të veçantë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviç i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, ministrja Kodheli, pasi i ka shprehur homologut të saj kroat mirëseardhjen në Tiranë, që në krye të herës theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si në marrëdhëniet dypalëshe apo në nismat rajonale, veçanërisht në atë të Kartës së Adriatikut, ashtu si dhe ato në kuadër të Bashkëpunimit NATO, mund të cilësohen të shkëlqyera.
Dy ministrat e Mbrojtjes diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për një rol më të madh që dy vendet, si anëtare të NATO, duhet të luajnë në rajonin tonë.
"Dy vendet tona kanë ndjekur një rrugë të përbashkët për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, Kroacia është shembulli më i mirë i Shqipërisë në rrugën për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ne e falënderojmë popullin kroat për mbështetjen pa kushte që na ka dhënë gjithnjë", ka nënvizuar ministrja Kodheli.
Ajo ka vlerësuar mbështetjen që Kroacia ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, duke qenë konsistente në dëshirën e përbashkët për ta parë atë të integruar në të gjitha iniciativat rajonale.
Duke folur për bashkëpunimin dypalësh, Kodheli vlerësoi si shumë të domosdoshëm shkëmbimin e informacionit, sidomos sa i takon kontrollit të hapësirës ajrore dhe detare, si një mënyrë për të minimizuar fenomenet e paligjshme apo rreziqet që mund të vijnë nga jashtë.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviç, ka falënderuar ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Kodheli për pritjen dhe e garantoi homologen e tij se "Kroacia e mbështet Shqipërinë dhe jep kontributin e saj që ju të fitoni statusin e vendit kandidat".
Gjatë takimit të dy zyrtarët folën për çështje me interes të përbashkët si arsimimi dhe stërvitjet e përbashkëta në kuadër të "Smart Defence", si dhe pjesëmarrja në misione paqeruajtëse kudo në botë.
Ministri kroat i Mbrojtjes, z. Ante Kotromanoviç, më herët zhvilloi një takim me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama më të cilin diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke i cilësuar ato të shkëlqyera./a.gegvataj/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18