Kroacia shkatërron një rrjet që trafikonte emigrantë, sekuestrohen 80 mijë euro

Kroacia shkatërron një rrjet që trafikonte emigrantë, sekuestrohen 80 mijë euro

Foto ilustruese

Një rrjet trafikimi emigrantësh është shkatërruar në Kroaci ditën e sotme. Policia kroate bën me dije se ky grup ka trafikuar rreth 100 emigrantë nga Bosnje Hercegovina në Kroaci dhe më pas për në vendet e tjera të Evropës. Shtatë anëtarë të grupit janë arrestuar, ndërsa dy prej tyre janë shpallur në kërkim.

“Të dyshuarit pretendohet se kanë bërë komplote për të mundësuar hyrjen e paligjshme të emigrantëve nga Bosnje dhe Hercegovina në Kroaci dhe pastaj në vende tjera”, tha policia kroate.

Në deklaratën e policisë kroate thuhet se në operacionin që u zhvillua në bashkëpunim me policinë boshnjake u konfiskuan rreth 80 mijë euro.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjenden mijëra emigrantë të cilët përpiqen të arrijnë në vendet e pasura të BE-së. Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe emigrantët aty hyjnë përmes Bosnjës dhe Serbisë. Organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e kanë akuzuar Kroacinë për keqtrajtim të emigrantëve të cilët i zënë në kufi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela