Kroacia voton të dielën/ Një mijë pasiguritë e zgjedhjeve midis pandemisë dhe rezultateve 

Ndërsa do të dalë të votojë të dielën, Kroacia raporton një rritje të 96 rasteve të reja të koronavirusit, një nivel i barabartë me më të lartët e regjistruar gjatë pikut të epidemisë në muajin prill. 

Prandaj, sipas analitëve, pandemia rrezikon të ndikojë në zgjedhje, teksa projeksionet e rezultateve të pritshme nuk janë ende të qarta. 

Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, me kryeministrin Andrej Plenkoviç, ndoshta në alenacë me partinë e ekstremit të djathtë të Lëvizjes Atdhetare, mund të jetë fituesja e zgjedhjeve. 

Megjithatë disa muaj më parë në zgjedhjet presidenciale fitorja shkoi për Zoran Milanović, një ish-kryeministër Socialdemokrat dhe kandidat i koalicionit të qendrës së majtë Restart në opozitë, i cili do të dëshironte në votimet e të dielës të frenonte avancimin e së djathtës. 

Ndërkohë, tramvajet e Zagrebit kanë filluar të qarkullojnë përsëri kohët e fundit dhe ndërtesat e dëmtuar nga tërmeti I 22 marsit mund t'i rezistojnë dridhjeve, por ajo që mbetet e tronditur nga pandemia, dhe jo vetëm është fushata zgjedhore

Në një situatë të tillë konfuze, zgjedhjet e së dielës mund të përmbysin parashikimet por dhe në vend që të kemi përgjigje të sigurta, mund të kemi më shumë pyetje pa përgjigje

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë