Kroçera me 368 turistë francezë zbarkon në portin e Vlorës, Kapiteni Alberto Tarozi: Këtë dimër është Shqipëria në fokus

Zbarkon në portin e Vlorës kroçera “Berlin” me 368 turistë Francezë, pavarësisht përfundimit të sezonit turistik. Ata do të vizitojnë Llogaranë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë. Kroçera është ankoruar mëngjesin e së martës në portin e qytetit bregdetar pas një itinerari që ka përshkuar nga Franca në Itali, aktualisht ndodhet në Shqipëri e më pas do të udhëtojë drejtë Greqisë. Kapiteni i kroçerës, Alberto Tarozi konfirmon se nuk është hera e parë që kjo kroçerë zbarkon ne brigjet shqiptare dhe portin e Vlorës. Madje këtë dimer, mesdheu dhe Shqiperia do të jenë në iteneraret e tyre, por edhe anijeve të tjera turistike.

Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Jemi ankoruar këtu me këtë anije dhe me pëlqen shumë Vlora. Po shikoj që këtu po bëhen shumë punë të mira. Krocera është nisur nga Nisa e Francës, kemi kaluar nga Italia, Siçili dhe këtu në Shqipëri. Pas ndalesës do shkojmë në Greqi. Ne kemi qenë më këtë kroçerë në Sarandë më përpara, dhe më pas në Durrës dhe sot në Vlorë.

Kapiteni i kroçerës, Alberto Tarozi

Të impresionuar për mbërritjen tyre për herë të parë në Vlorë, janë shprehur edhe turistët të cilët thonë se Vlora është qytet shumë i bukur dhe ato çfarë kanë parë ata para se të ankorohen.

Sipas kapitenit kjo anije do të vijojë të sjellë turistë të huaj në Shqipëri, pasi interesimi për të vizituar bregdetin shqiptar është shtuar ndjeshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni usa: 28/10/2018 15:20

    FREDI komenti yt eshte me i miri deri tash love it

    Përgjigju
  • Fredi: 24/10/2018 00:22

    Vlonjatet gjoksgrope ti vene gishtin kokes e te punojne mire dhe me nder se tani po vijne me teper te huaj. Personeli kudo qe turistet shkojne te jetë i qyteteruar dhe i sjellshem. Te fillojnë te mesojne anglisht pasi vlonjatet janë ca te trashe. Gjithashtu te krijohen banjo publike luksi dhe te mirmbahen. Tregtaret te jenë te sinqerte dhe te mos ua futin cmimeve sa kau pules etj.

    Përgjigju
    • vlora: 24/10/2018 13:06

      Fredi rrofsh.

  • Sh Rama: 23/10/2018 22:42

    Vlora eshte bere ashme destinacion.Ky eshte realtet

    Përgjigju
    • loran shehu: 23/10/2018 23:26

      msonshqip pastaj komentonsinesht ber vlora

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë