Kroçera 'Oosterdam' vjen në Portin e Sarandës, 1965 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

Kroçera 'Oosterdam' vjen në Portin e Sarandës, 1965 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

Kroçera 'Oosterdam' në Portin e Sarandës

Saranda vijon që të vizitohet nga turistët edhe në këtë stinë të vitit.

Portin e Sarandës e vizitoi sërish për këtë sezon turistik ditët e fundit kroçera “Oosterdam” e kompanisë American Holland Cruises në bordin e të cilës ndodhen 1965 turistë kryesisht me kombësi australiane, amerikane, angleze, belge, kanadeze, holandeze dhe shtete te tjera.

Turistët u organizuan dhe u shpërndanë për të vizituar destinacione të ndryshme të përzgjedhura prej tyre për të vizituar në afërsi të qytetit të Sarandës.

Kjo kroçerë vizitoi Sarandën në korrik të këtij viti ku ndodheshin 2076 turistë me kombësi të ndryshme si ajo angleze, amerikane, australiane, kanadeze, holandeze dhe shumë shtete të tjera.

Gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në portin e Sarandës kanë ardhur 50 tragete turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme.

Pjesë e itinerarit të turistëve kanë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit, plazhet e shumta në qytetin bregdetar, si dhe qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

SPAK e mori të  pandehur, Plarent Ndreca vijon jetën parlamentare! Drejton komisionin hetimor të Shëndetësisë

SPAK e mori të pandehur, Plarent Ndreca vijon jetën parlamentare! Drejton komisionin hetimor të Shëndetësisë