Kronika e ditës “feminilizon”
ballinat e të përditshmeve

Kronika e ditës “feminilizon” <br />ballinat e të përditshmeve
Në faqet e para të gazetave të sotme kish vetëm portrete femrash, dhe kjo nuk ka ardhur vetëm prej një përputhjeje tekash apo zgjedhjesh editoriale, por edhe prej vëmendjes së natyrshme që gazetabërësit i kanë kushtuar kronikës së zezë të një dite më parë, kur kanë gjetur vdekjen dy gra, Eleni Basho, laborante në Shkozë, 36 vjeç, dhe Megi Jokiçi, dentiste, 25 vjeç. Shqipi kish në faqe të parë foton e Megi Jokiçit, dhe – në kuadër të kronikës politike – foton e Ina Ramës. Shekulli kish gjithashtu foton e Megit, për të cilën thotë se “është e afërmja e një zv.ministri të rendit”, dhe të Jozefina Topallit të ngucur mes Berishës e Topit. E gjithë faqja e parë e shqiptares.com ishte zënë nga fotoja e 25 vjeçares që vdiq thjesht sepse ish në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Gazeta Mapo kish foton e Eleni Bashos, por më të madhe kish foton e Jonida Maliqit, që qënka bërë me djalë. Gazeta Shqiptare kish foton e Megi Jokiçit, të Jonida Maliqit dhe të Vera Grabockës. Panorama ish idem me Gazetën Shqiptare, por pa Vera Grabockën.
(Re.Pu./respublica.al)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet