Kronologjia e takimeve/Si duhet lexuar
mesazhi i Brukselit për Shqipërinë

Kronologjia e takimeve/Si duhet lexuar<br />mesazhi i Brukselit për Shqipërinë<br>
Kryeministri Rama ka mbyllur dje një vizitë dy ditore në Bruksel në kuadër të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, ku ka paur një axhendë të ngjeshur takimesh. Vizita e kryeministrit Rama ishte e plotë dhe e nivelit të lartë, pasi në axhendën e takimeve ishin të përfshirë të gjithë krerët më të lartë të Bashkimit Europian.

Por, kë takoi dhe cilat ishin rezultatet e takimeve të kryeministrit Rama në Bruksel? Cili ishte mesazhi që Brukseli dha për Shqipërinë dhe Shqipëtarët sa i përket rrugës së vendit drejt BE-së? Për të kuptuar të gjitha këto na duhet të bëjmë një pasqyrë të plotë të asaj që ndodhi dhe u tha në takimet e kryeministrit shqiptar me krerët e BE-së.

Takimin e parë kryeministri e zhvilloi me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili duke theksuar mbështetjen e BE-së ndaj Shqipërisë u shpreh entuziast për punën e qeverisë kur tha se “reformat e ndërmarra nga Shqipëria duhet të jenë shembull edhe për rajonin e Ballkanit. Mbështetje të plotë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Reformat tuaja shembull në rajon”

Në ditën e dytë të takimeve, kryministri Rama është pritur në një takim nga Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.
Kjo e fundit ashtu si presidenti Tusk, ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së. Duke vlerësuar reformën në drejtësi si dhe luftën ndaj krimit dhe drogës, Mogherini u shpreh se “Nën lidershipin e Ramës, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE.”

Në vazhdim të takimeve në Bruksel, Rama takoi Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Ky i fundit duhet theksuar se vjen nga e djathta, nga PPE, dhe ka dëgjuar jo pak herë kryedemokratin Basha të anatemojë Shqipërinë, por si politikan rrace di t’i ndajë mirë gjërat. Tajani ka qenë në një vijë me kolegët e tij kur është shprehur se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së dhe se në pranverë do të vizitojë Tiranën.

Ndërsa nga takimi i fundit me Presidentin e Komisionit Europian Jean-ClaudeJuncker , ka ardhur edhe lajmi më i mirë dhe konkret për çeljen e negociatave. Junker, poashtu një i djathtë i thekur i PPE, është shprehur i impresionuar nga progresi dhe reformat që Shqipëria ka bërë dhe u shpreh se do propozojë vendeve anëtare çeljen e negociatave.

“Ne po shohim reformat që po bën Shqipëria, në shumë drejtime, reformën në drejtësi. Jemi shumë të lumtur me atë që po ndodh në Shqipëri. Mendoj që do t’u propozojmë vendeve anëtare të hapjen negociatat. Varet nga rruga që do ndërmarrë vendi për reformat në muajt e ardhshëm. Unë jam i impresionuar nga progresi i bërë, Shqipëria po ecën mjaft mirë”, deklaroi Juncker i cili paralajmëroi një vizitë në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Siç shihet nga citimet e mësipërme, ajo që bie në sy nga deklaratat e katër krerëve të lartë të BE-së është fakti se ata janë në një linjë, pra BE ka vetëm një qëndrim ndaj Shqipërisë. BE mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane. Mbështet dhe vlerëson qeverinë për reformat dhe punën e bërë duke e vendosur si pikë orientimi edhe për rajonin dhe është gati të çelë negociatat me Shqipërinë.

Mesazhet ishin të qarta dhe të thëna njëzëri nga e gjithë kupola e Bashkimit Europian. (Flogert Muça/LEXO.AL)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta