30 nëntor - Juliani ka dalë nga banesa rreth orës 14:00. Ka takuar disa shokë dhe më pas ka shkuar në qendrën e internetit. Dikush e ka thirrur dhe është zhdukur

1 dhjetor -
Familjarët, të alarmuar nga mungesa 24-orëshe e 10-vjeçarit, bëjnë denoncim zyrtar në polici. Ata vendosin foto në pemë dhe mure në të gjithë Tiranën

3 dhjetor
- Një dëshmitare thotë për policinë se e ka parë Julianin në një fast-food në Laprakë, ku mori një hamburger dhe iku pa paguar. Familjarët e mohojnë

6 dhjetor -
Një telefonatë u thotë familjarëve se e kishin parë në zonën e “Komunës së Parisit”. Pas verifikimit, rezultoi se nuk ishte 10-vjeçari, por dikush tjetër