KROS TEYC/ Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e Tiranës

KROS TEYC/ Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e Tiranës

Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe "Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023", me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor realizoi Aktivitetin Sportiv: KROS TEYC, pjesë e projektit “Kampionatet Shkollore të Kryeqytetit 2022’’.

1500 nxënës, 20 Shkolla të Mesme të Tiranës, 80 Mësues Edukimi Fizik (MEF) dhe 35 vullnetarë, ishin pjesë e kësaj gare dhe projekti ku çdo gjimnaz u përfaqësua nga nxënësit dhe mësuesit respektivë.

Të rinjtë dhe pjesëmarrësit e këtij eventi u përshëndetën nga Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi i cili përgëzoi të rinjtë mbi angazhimin e tyre në aktivitete sportive dhe theksoi se këtë vit që Tirana mban titullin Qyteti Evropian i Sportit të rinjtë duhet të aktivizohen në më shumë aktivitete sportive.

Qëllimi i projektit është masivizimi i lëvizjes sportive në shkollë dhe konsolidimi i sistemit sportiv shqiptar për të siguruar mirëqenien dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitete sportive.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot