Krujë, afresket 1200-vjeçare të Shën
Gjon Pagëzorit shkatërrohen nga uji

Krujë, afresket 1200-vjeçare të Shën<br />Gjon Pagëzorit shkatërrohen nga uji
Janë zbulime arkeologjike, që do të ishte më mirë t’i kishin lënë të qeta nëntokë sesa kështu të hapura dhe të mbushura me ujë. Gjendjen aktuale të kishës mesjetare të Shën Gjon Pagëzorit, zbuluar në fshatin Derven të rrethit të Krujës (dioqeza e Arbërit) e ka denoncuar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

“Kisha Mesjetare e Shën Gjon Pagëzorit, në këtë moment është krejtësisht e mbuluar nga uji !!!”, shkruajnë anëtarët e këtij forumi. Forumi ka botuar disa foto amatore të cilat përcjellin trakte të këtij afresku të çmuar me skena të Shën Mërisë. “Kisha mendohet të jetë e shekujve XIII_XIV. Vetëm ky fakt do të qe i mjaftueshëm për një kujdes të shtuar për të. E në fakt kujdesi dallohet qartë.

Afresket e kishës paraqesin Shën Palin, Shën Pjetrin, Shën Gjon Pagëzorin, si dhe Lajmërimin e Engjellit Gabriel për virgjëreshën Mari (ky sot paraqitet i shkatërruar). Për këtë kisha ka pasur edhe marrëveshje midis Institutit të Arkeologjisë (i cili e gërmoi) dhe Insitutit të Monumenteve të Kulturës, për ta vendosur nën mbrojtje e për ta konservuar e restauruar.” 

Anëtarët e FMTKS-së kujtojnë se shkaqet e këtij rrënimi kanë nisur që në në qeverisjen e kaluar , por edhe në qeverisjen aktuale nuk po tregohet vëmendje.

“Në Komisionin Parlamentar të Kulturës më datë 26.02.2013, deputetët socialistë midis të tjerash i kërkonin llogari Ministrit të atëhershëm Bumçi edhe për pakujdesinë ndaj kësaj kishe. Sot që socialistet janë në pushtet vetë, bëjnë të njëjtën gjë, harresën totale. Zhgënjyese.”, shkruajnë anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
afresket
afresket
afresket
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel