KRUJË-Janë arrestuar në flagrancë nga policia e Krujës tre shtetas shqiptarë mbi të cilët rëndon akuza e “vjedhjes”. E.A., 17 vjeç, banues në Krujë, Denis Loci, 19 vjeç, Rigers Kullaj, 36 vjeç, të tre banues në Krujë kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin Qendrën Shëndetësore në lagjen Nr.2 të qytetit. Të rinjtë kanë arritur të vjedhin 3 kompjutera, 3 pajisje qendrore, 1 printer, 2 bateri kompjuteri, të cilat më pas u gjetën në banesën e shtetasit Rigers Kullaj dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.
/Shqiptarja.com











