Policia e Krujës ka gjetur dhe asgjësuar 1100 rrënjë kanabis sativa ndërkohë që ka shpallur në kërkim një person, që dyshohet se është kultivuesi i tyre.

Siç bën të ditur policia, në kërkim është shpallur A. U. 46-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mallkuç, Krujë, në afërsi të banesës së tij, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 1 100 bimë narkotike të dyshuara  të  llojit Cannabis Sattiva.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)