KRUJE - Policia e Krujës, në bazë të niformacioneve të marra në rrugë operative, ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 263 rrënjë bimë narkotike, në lagjen nr.2 të Krujës.

Sipas policisë, janë zbuluar dhe asgjësuar 4 parcela me 263 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur Droje, në afërsi të banesës së shtetasit Besnik Droja.

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Droja i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.