KRUJE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot Krujën ku ka zhvilluar takime me banorët  e këtij qyteti. Gjatë këtij takimi Kreu i PD Basha është njohur me shqetësimet dhe problemet kryesore të banorëve, që lidhen kryesisht me kushtet e vështira të jetesës.
 
Në fjalën e tij, Basha ka akuzuar qeverinë që sipas tij nuk pranoi amendamentin e PD për uljen e TVSH. Basha po ashtu ka akuzuar edhe kandidaturën tashmë të konfirmuar të mazhorancës për Bashkinë e Krujës në zgjedhjet e qershorit Artur Gashi, që ai e quajti edhe “Mister Kokaina”.
 
“Dje  e rrëzuan nismën tonë në Kuvend për amendamentin e PD. Nuk japin asnjë zgjidhje. Socialiatët sapo kandiduan për bashkinë mister kokainën. Kjo është zgjidhja që japin për qytetarët.” tha Basha.