KRUJË - Shirat e rënë gjatë ditëve të fundit kanë krijuar probleme në Krujë, ku me qindra hektare tokë janë përmbytur në 5 fshatra dhe 15 shtëpi banimi janë të rrethuara nga uji.
Sipas informacioneve që vijnë nga kjo zonë, në gjendjen më të rënduar janë Murshin, Murkuç, Bilaj, Marzhe dhe Gramz. Prej disa ditësh reshjet e shiut kanë vazhduar pa pushim në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Sipas parashikimeve kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen, dhe vetëm nga fundjava e ardhshme mund të pritet një përmirësim i motit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com