Policia e Krujës ka vënë në pranga 3 persona, mes të cilëve babain dhe dy djemtë e tij, pasi kanë kundërshtuar me forcë dhe kanë goditur efektivët e policisë.

Siç raporton policia e këtij qyteti, në pranga kanë rënë Jak Jaku 56-vjeç,  Mhill Jaku 38-vjeç dhe Albert Jaku 23-vjeç pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkuar  në Spitalin e Fushë-Krujës për ndihmë mjekësore dhe kanë ofenduar  personelin e urgjencës.

Pas denoncimit të bluzave të bardha në ndihmë të tyre kanë shkuar efektivët e policisë ku në përpjekje për të qetësuar dhe sqaruar situatën, në  bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak  të detyrës punonjësit e Policisë të Rendit Publik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)