KRUJE-Një person është arrestuar, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri pas një konflikti një 29-vjeçar. Policia njofton se i arrestuari Mariglen Caca 19 vjeç së bashku me tre persona të tjerë, F.C. 30 vjeç, S.C. 25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti kanë tentuar të vrasin me armë zjarri A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur në 22 Shkurt, ndërsa Mariglen Caca është arrestuar sot. Ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje; F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com











