Një vatër e re zjarri është regjistruar pak më parë në Krastën e Krujës, në afërsi të lagjes Boje, rreth 500 metër pranë banesave.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri i është vënë një sipërfaqeje të madhe me pisha dhe vatra po zgjerohet.

Ndërkohë momentalisht sipas burimeve, është e pamundur t’i afrohesh vatrës së zjarrit me mjete zjarrfikëse, për shkak të terrenit.

Në këtë zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, një zjarr masiv rrethoi Krujën duke rrezikuar jetët e banorëve dhe banesat e tyre, por fatmirësisht u arrit të vihej nën kontroll, pas disa orësh ‘luftë’ me flakët.


Lajmi kryesor:

Kruja nuk gjen qetësi, tjetër vatër zjarri pranë shtëpive të qytetit! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat