Krujë,​Basha: Droga, arritja e
Ramës. Ç’më mësoi Holanda

Krujë,​Basha: Droga, arritja e<br />Ramës. Ç’më mësoi Holanda
KRUJË-Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sot nga Kruja ku bëri hapjen e fushatës së PD, qeverinë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Sipas Bashës, Artur Bushi, kryetari i Bashkisë së Krujës zhvillim të ekonomisë shihte vetëm kultivimin e drogës.

“Ju e keni produktin drogën cep më cep të Krujës, e Shqipërisë këto janë të vetmet arritje.
Përkundrazi ju, po ia shikoni sherrin ditë për ditë me shpërndarjen e kanabisit në vend. Kjo është gjendja e rëndë e Krujës dhe Shqipërisë
Edi Rama ka një javë në fushatë dhe refuzon të flasë për prioritetet e vërtetat të qytetarëve, refuzon të japë llogari për 300 mijë vendet e punës.
Për Artur Bushin është rritur ekonomia se ka marrë miliona lekë nga droga. Se për Edi Ramën, ekonomia ishte kanabisi”.

Basha premtoi se do të jetë kryeministri i Ekonomisë e Punësimit. Ai theksoi se këtë e ka mësuar në Holandë ku dhe studioi.
“Studiova në Holandë në një vend ku më dhanë ëndrrën që një ditë të shoh në vendin tim, të fortë si Holanda si Europa. Ekonoma i bën të fortë një vend, nuk ka politikanë të krekosur, vetëm politikanë kokëulur para qytetarë. Këtë model dua të sjell unë me qeverisjen time. Sepse unë dua të jem, kryeministri i Ekonomisë, i Punësimit”.

Basha më tej shtoi se Rama nuk mbajti premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas dhe se shpenzoi paratë për fasada në qytete duke lënë qytetarët pa bukë.
“Se njerëzit nuk duan pllaka, nuk duan palma, nuk duan bar, se nuk janë dele. Kanë nevojë për punë, për pensione dinjitoze, por ti i trajton si dele dhe nuk u dhe asnjë nga këto edhe pse e patë kohën por e shpenzove për Rilindje Urbane”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'