Krujë/ Përplasen dy automjete në aksin Fushë-Tapizë, humb jetën pasagjerja, plagoset një shofer

Krujë/ Përplasen dy automjete në aksin Fushë-Tapizë, humb jetën pasagjerja, plagoset një shofer

Foto ilustruese

Krujë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:25 ku dy automjete tip Audi me drejtues shoferët me iniciale A.Ç., dhe Volkswagen P.Ç., janë përplasur me njëri-tjetrin.  Aksidenti ndodhi në aksin Tapizë- Fushë Krujë.

Si pasojë ka ndërruar jetë ish- bashkëshortja e drejtuesit të Volkswagen, me iniciale Xh.Ç. Sa i përket drejtuesve deri më tani bëhet me dije se janë jashte rreziku për jetën. 

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit dhe informacion mbi gjendjen e drejtuesve.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë