Krujë/ Aksion kundër furrave ilegale të gëlqeres në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion, prej vitesh ndotin ambientin me djegien e lëndëve toksike! Sot pritet shembja e 11 prej tyre

Një aksion i madh kundër furrave ilegale të gëlqeres po vijon në Krujë. Bëhet me dije se inspektorë të IKMT, inspektorë të Bashkisë, Policia, e shërbimi i Zonave të Mbrojtura kanë zbarkuar në Krujë për asgjësimin e këtyre furrave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonë e mbrojtur Krastë-Vrion

Janë 11 furra gëlqereje të cilat janë të përqendruara kryesisht në zonën e Krastës së Krujës, që janë planifikuar për t'u shembur ditën e sotme.

Edhe pse këto furra janë shembur disa here ndër vite, ato janë ringritur përsëri nga personat që ushtrojnë këtë aktivitet.

Këto furra janë një ndër ndotësit e shumtë të rrethit të Krujës pasi materialet që digjen në to janë thuajse të gjitha toksike, konkretisht goma makinash, pjese makinash të marra nga varrezat, mbetje të fasonerive të rrethit Kruje, mbetje të fabrikave e punishteve të ndryshme dhe të gjitha këto gazra çlirohen në atmosferë. duke ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të njerëzve në këtë rreth.

Mbi 30 % e banorëve të rrethit të Krujës vuan nga sëmundje të shkaktuara nga ndotja qe shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, nder to dhe furrat e gëlqeres. Aksioni do vijoje deri ne shembjen e te gjitha furrave te paligjshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5