KRUJË- Janë arrestuar dy persona në flagrancë, ku një 59- vjeçar ka aksidentuar një person dhe një 42-vjeçar po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Personi K. K., 59 vjeç, banues në Nikël të Krujës po udhëtonte në aksin rrugor Fushë Krujë - Tiranë, ku aksidentoi F. T..
71- vjeçari banonte në Tiranë dhe po udhëtonte në këmbë.
Ai është dërguar me urgjencë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Kurse 42-vjeçari Y.S. u arrestua në flagrancë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, personi K.K. do të gjykohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", kurse 42- vjeçari për veprën "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".