Krujë, arrestohet militanti i PD
po shpërndante 4 milionë lekë

Krujë, arrestohet militanti i PD<br />po shpërndante 4 milionë lekë
Policia ka arrestuar një simpatizant të Partisë Demokratike në fshatin Zezë të Krujës, pasi po iu shpërndante para komisioneve dhe vëzhguesve demokratë.  
 
Në pranga ka rënë B.K, 30-vjeç, banues në Krujë. Ai është arrestuar pas një përplasje fizike me një përfaqësues të një force tjetër politike.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, policia i ka gjetur shumën e parave prej 4 milionë lekë të cilën ai do ua shpërndante komisionerëve dhe vëzhguesve të DP në Qendrën e Votimit të fshatit Zezë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasit:
 
• B.K. 30 vjeç, banues në Krujë.
 
Më datë 24.06.2017, në fshatin Zezë, Krujë, pas një konflikti midis disa simpatizantëve të dy subjekteve politike, për motivin se shtetasi B. K.po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.
 
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i'u gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë(të reja).
 
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
 
• R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë.
 
R.Rr. dyshohet se në bashkëpunimim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushta dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:
 
• "Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve" në ngarkim të shtetasit B.K. parashikuar në nenin 328 të Kodit Penal. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale