KRUJË – Policia e Krujës ka ndaluar një vjedhës makinash luksoze, Afrim Xhixha,33 vjeç, banor i Niklës, që rezulton i dënuar më parë për shkatërrim prone me eksploziv dhe armëmbajtjes pa leje. Sëbashku me të, u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të përfshirë në vjedhje, Eduard Xaka, 24 vjeç dhe Naim Murati, 44 vjeç, të dy banorë të Krujës.

Xhixha është shpallur në kërkim në 14 janar 2013 nga komisariati i policisë së Durrësit, pasi është dokumentuar se është bashkautor në vjedhjen e të paktën 10 automjeteve në zonën e plazhit, Durrës, duke përdorur teknikën e vjedhjes së autoveturave të ndezura në kohën kur drejtuesit e mjeteve shkëputeshin për pak minuta nga mjeti. Grupi në fjalë synonte kryesisht vjedhjen e automjeteve të kushtueshme nisur nga marka apo kapaciteti.

Gjatë kapjes, shtetasit të kërkuar Afrim Xhixha, iu gjet në trup një pistoletë, model 56 së bashku me krëhërin me fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)