VIDEO/ Krujë, asgjësohen 108 rrënjë kanabis në fshatin Shqezë, nuk dihen kultivuesit

KRUJË- Policia ka mundur të sekuestrojë 108 rrënjë kanabisi në Krujë.

Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies 108 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Shqezë, Krujë. Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7647 bimë narkotike cannabis sativa.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 13-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Shqezë, Krujë, u gjetën të kultivuara në tokë, 108 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë