Policia ka asgjësuar 1150 fidanë kanabis në fshatrat Burz Mal e Shkretë të Krujës ditën e sotme.
Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies, ndërsa nuk dihen se ciëlt janë kultivuesit.
Njoftimi i Policisë:

S.B/I.M/Shqiptarja.comKomisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Komente

