Premtimet për zgjidhjen e këtij problemi kanë mbetur vetëm në letër, teksa ripërsëristen sa herë ka zgjedhje.
Ndonëse ujëmbledhësi i Fushë-Kuqja që furnizon me ujë një pjesë të Shqipërisë së mesme është afër këtyre fshatrave, nuk janë bërë investime që uji të mos mungojë edhe në këto zona.
Banoret bëjnë çdo dite me kilometra rrugë për të siguruar lëngun jetik.
‘Me thënë të drejtën ujë të pijshëm këtu nuk ka. Kemi shpuar puse, por ujë të pijshëm nuk ka. Ky stacioni i pompave e çon ujin ku të duan drejtuesit e tij, ku kanë interesi” tha ai.
Ndërsa një tjetër banor shton se ”Për të ardhur deri këtu bëjmë 10 kilometra nga fshati tjetër. Nuk kemi ujë se nuk punojnë çezmat atje. Gjithmonë na premtojmë por nuk ka asnjë gjë konkrete’
Panoramë e ngjashme paraqitet edhe në shumë fshatra të tjerë të Krujës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)