Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet 39-vjeçari (VIDEO)

KRUJË – Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë.

39-vjeçari i identifikuar me inicialet D.S. u filmua nga dronët e policisë teksa mbillte 23 bimë narkotike kanabis.

“Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis”,-njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka