Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar. Ngjarja u shënua në fshatin Bubq, ku 32-vjeçari Andi Bega ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Nga përplasja e fortë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.
Komente










