KRUJË- Një person është arrestuar në flagrancë, pasi dispononte armë dhe lëndë plasëse. Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë, është arrestuar nga policia ditën e sotme dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 

• një armë zjarri automatik; 
• një armë zjarri pushkë;
• një kallëp lënde plasëse (tritol);
• 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
• 5 krehera.

Fishekët 62-vjeçari i kishte futur në shishe qelqi dhe plastike për t’i ruajtur. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë: 

Sekuestrohen armë zjarri, tritol, krehera dhe 390 fishekë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se një shtetas në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse menjëherë është organizuar puna në kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik; 
• një armë zjarri pushkë;
• një kallëp lënde plasëse (tritol);
• 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
• 5 krehera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 /2 /3 të Kodit Penal.