Krujë/ Kthyen banesën e një emigranti në ‘shtëpi bari’, shpallen në kërkim babai dhe dy djemtë! Sekuestrohen 206 rrënjë kanabis (VIDEO)

KRUJË- Dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi janë zbuluar në Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona, babai dhe dy djemtë e tij.

Qerim Xeka bashkë me dy djemtë e tij Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka kishin kthyer në ‘shtëpi bari’ një banesë të një emigranti që ndodhej në Greqi, të cilën ata e kishin marrë përsipër ta ruanin.

206 bimë narkotike janë sekuestruar, të cilat ishin kultivuar në vazo. Policia ka arritur të zbulojë edhe një furgon me pajisje të shumta elektrike, të cilat do të përdoreshin nga familja Xheka për të përshtatur ambientet e tjera të banesës me qëllim kultivimin e kanabisit. Banesa ndodhej në vendin e quajtur “Kodër Dushk”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan