VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit

I gjithë rrethi i Krujës nga Thumana e deri në afërsi të Vorës është zgjuar nën petkun e një mjegulle të dendur, e cila krijon mjaft vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është më shumë se pak metra.

Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas duhet të tregojnë kujdes. Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve dhe nisjen e disa fluturimeve, ku një pasagjer denoncoi në Shqiptarja.com se flututurimi i tij është shtyrë me rreth 2 orë. 

Siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga Flight Radar, 3 avionë nuk kanë mundur të ulen në pistë. Ndërkohë, për shkak të mjegullës së dendur janë shtyrë të paktën 7 fluturime. Konkretisht bëhet fjalë për linja si Tiranë-Dortmund që duhej të ishte nisur në 06:15, linja Tiranë-Trevis nisja e parashikuar në 07:50, Tiranë-Pisa në 07:10, Tiranë-Stamboll me nisje në 08:30.

Në aeroportin e Rinasit, tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit. Sipas rregullores, avionët nuk nisen kur ka mjegull për çështje sigurie.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve