KRUJË- Një kapsollë detonator ka shpërthyer gjatë natës në lagjen numër 1 në Krujë.
Sipas policisë, detonatori është hedhur në çatinë e një shtëpie nga persona të paidentifikuar dhe ka shpërthyer duke lënë vetëm dëme materiale.
Kapsolla është hedhur në banesën e shtetasit B.K .dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komente

