KRUJË- Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Krujë pasi kishte përshtatur banesën për kultivim kanabisi. Në pranga ka rënë, Vladimir Sallaku, banues në Derven të Krujës.
23-vjeçari kishte përshtatur dy ambiente, një dhomë dhe magazinën e shtëpisë për të përpunuar, tharë dhe përgatitur për shitje kanabisin. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia gjatë operacionit ‘Fokusi’ është sekuestruar 58.5 kilogramë kanabis edhe municion luftarak.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".