KRUJË- Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme (22 janar) në Bru Zall. Report Tv mëson se i plagosur ka mbetur 42 vjeçari Agron Asllani i cili më pas u transportua drejt spitalit të Traumës për shkak të hemorragjisë. 

Për shkak të ngricave dhe terrenit, autoambulanca e pati të vështirë të mbërrijë në vendin ku ndodhej i plagosuri. Kështu që familjarë të tij e transportuan Agron Asllanin për tek autambulanca që më pas e ka transportuar drejt Spitalit të Traumës. 

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorit, Imer Kameri, 52 vjeç. Sipas informacioneve, dyshohet se konflikti mes 2 personave ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. 

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarja për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Plagosja me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje: Në kërkim autori 52 vjeçar (EMRI)

1704474570_policiaeshtetit.jpg

Imer Kameri është autori i plagosjes së 42 vjeçarit Agron Asllani në fshatin Bru Zallë të Krujës.

Policia është vënë në kërkim të 52 vjeçarit i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes me armë zjarri.

Ora 15:14
EMRI/ Zbardhet identiteti i të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Krujë! 40 vjeçari transportohet drejt Traumës! Ja si nisi ngjarja

1705933149_1574844135trauma.jpg

Report Tv mëson se 40 vjeçari i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bruzë Zall të Krujës është Agron Asllani.

Raportohet se i plagosuri ka një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta.