KRUJË- Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi teksa po mblidhte bagëtitë në rrugën në Qafë-Shtamë në vendin e quajtur ‘Nojë’. Policia po punon për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia.
M.Q./Shqiptarja.com‘Më datë 06.06.2024, në rrugën për në Qafë Shtamë, në vendin e quajtur "Nojë", duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.
Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
![]()
Komente

