KRUJË - Është riaktivizuar zjarri në lagjen Boje në Krujë.
Dhe pse zjarri i cili filloi mëngjesin e djeshëm u fik mëngjesin e sotëm, ai është riaktivizuar sërish pasdite.
Mendohet që t’i jetë rivënë zjarri nga persona të paidentifikuar, ditën e djeshme nga ana e emergjencave dhe zjarrfikësve u gjetën rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme në zone.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në vend janë forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të cilët po përpiqen të lokalizojnë dhe shuajnë flakët.
Zjarri ka mbërritur në një zonë ku fatmirësisht ndërhyhet me mjete.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)