KRUJE - Zhduket në rrethana misterioze Enver Stafuka, burri që u vu nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për grabitjen e BMW-së, nga ku u qëllua për vdekje komisar Dritan Lamaj, me 24 shkurt të dy viteve më parë. Policia e Shtetit, është mjaftuar zyrtarisht vetëm me faktin se ngjarjen e ka denoncuar në polici, vëllai i tij, i cili, sipas policia ka bërë me dije se e kanë rrëmbyer tre persona, duke e futur në një makinë dhe janë zhdukur pa gjurmë.
Mirëpo , ngjarja është shënuar afër mesnatës së të dielës, ndërkohë që bëhet me dije se Stafuka ka qenë në një lokal në dalje të Fushë-Krujës ku ka lëvizur pas përfundimit të ndeshjeve. Policia nuk bën me dije se saktësisht në çfarë zone ka qenë në lokal Stafuka, pasi në zonën në afërsi të shtëpisë së tij dhe ku banon fisi Stafuka nuk ka ndonjë kafene. Të dhënat, për ngjarjen, mësohet se nuk janë deleguar tek policitë kufitare me Krujën, ndërsa mbrëmjen e djeshme, Policia ka qenë mjaft e rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Rrëmbimi Referuar të dhënave të besueshme, bëhet me dije se rrëmbimi i Enver Stafukës, 48-vjeçari nga Larushk i Niklës, ka ndodhur sapo ai ka dalë nga një lokal i periferisë së Fushë-Krujës. Ka qenë momenti kur Stafuka është nisur i vetëm drejt shtëpisë së tij, shtëpi e cila gjendet rreth 500 metër larg rrugës nacionale Kamëz-Fushë-Krujë.
Rruga që të fut për në lagjen ku banojnë fisi Stafuka, në fakt është një rrugë e ngushtë, rrugë e pamundur që të kthehet mjet për të ridalë në rrugë, pa përfunduar në oborrin e ndonjë banese, për pasojë, i bie që rrëmbimi të ketë ndodhur në rrugën nacionale. Policia e Durrësit, bëri me dije mbrëmë, se kanë nisur kërkimet në një sërë zonash, ndërsa gjithçka po mbahet top-sekret, në lidhje me informacionin mbi momentin e rrëmbimit. Sipas të dhënave, kanë qenë persona të lokalit, që kanë parë të rrëmbehej Stafuka.
Hetimi Dy janë pistat në të cilat është fokusuar policia për të kuptuar shkaqet e rrëmbimit të Stafukës; ajo e ndonjë borxhi të pashlyer, ose përfshirja e tij në hetimet dhe dyshimet për grabitjen e makinës që u përdor për vrasjen e Dritan Lamajt. Në fakt, për këtë të fundit, Stafuka u shoqërua 7 herë dhe një herë edhe u arrestua, u gjykua, por asnjëherë nuk pranoi dhe nuk iu vërtetua të ishte i përfshirë në atë ngjarje. Aso kohe Stafuka i tha Gjykatës se nëse vërtetohej diçka e tillë, ai kërkonte të dënohej me burgim të përjetshëm.
Redaksia Online
(a.h/sqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen për dhënien e kontributit në avionët luftarakë dhe trajmin gjuhësor pilotëve
22 Janar, 14:34
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO, merr pjesë në seancën gjyqësore
22 Janar, 14:21
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam krenare për ty (VIDEO)
22 Janar, 14:09
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica! Ishin në kërkim policor dhe për atentatin me 4 të vrarë në Dobraç (VIDEO)
22 Janar, 14:08
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 kalimtarë, disa të plagosur
22 Janar, 13:55
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen në aparatin që përdorin! Sistemi i ri do verifikojë konsumatorët mbi 700 kWh, do shtohen 120 punonjës
22 Janar, 13:49