Mbrëmjen e sotme disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një dyqan lulesh në Krujë. Pas një konflikti të çastit, dy vëllezërit D. Gj., dhe K. Gj që kishin në pronësi dyqanin e luleve janë konfliktuar fizikisht me Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi (vëllezër).

Këta 4 të fundit kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Për pasojë nga përdorimi i sendeve të forta gjatë përplasjes fizike, janë dëmtuar dy vëllezërit që kanë në pronësi dyqanin e luleve.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.