Krujë/ Shpërthim me tritol në afërsi të lagjes 'Zim Zenel', nuk dihet shënjestra! Dëmtohen xhamat e banesave dhe bizneseve në zonë (VIDEO)

KRUJË- Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. Mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.

Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës. Nuk dihet nëse autorët kanë dashur t’ia vendosin sasinë e tritolit ndonjë biznesi në zonë, apo i ka rënë ndonjë automjeti në lëvizje.

Report TV sjell edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ku nga shpërthimi vihet re se është hapur një gropë në rrugë. Shpërthimi ka qenë i fortë saqë janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë dhe është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate. 

"Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth", njoftoi policia.

Policia dhe grupi hetimor kanë qenë gjatës natës në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e saj. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera në rrugë, ndërsa mbeten për t’u vëzhguar kamerat e ndonjë biznesi në zonë, nëse mund të çojnë në zbardhjen e shpërthimit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F kruja: 03/08/2023 09:15

    Ka ra nga ngonje makin ne ecje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit