Krujë, tregu i fruta-perimeve në
mes të pluhurit dhe papastërtisë

Krujë, tregu i fruta-perimeve në<br />mes të pluhurit dhe papastërtisë
KRUJE- Tregu i qytetit turistik të Krujës, zhvillohet në mes të një rrugice, ku pluhuri dhe papastërtitë janë prezente gjatë gjithë ditës. Në të dy anët e kësaj rruge janë vendosur tregtarët me prodhimet e tyre, duke filluar nga zarzavatet e deri tek prodhimet e bulmetit, si gjalpi, djathi, gjiza e qumështi.
 
Të gjitha këto produkte janë të ekzpozuara ndaj pluhurit të rrugës, diellit apo edhe shiut. Ndërsa në qytetin e Krujës nuk ka asnjë ambient të vetëm që mund të plotësojë edhe kushtin më minimal të higjienës. Për kushtet në të cilat ndodhet ky treg, ankohen jo vetëm blerësit, por edhe vetë ata që dalin aty për të fituar bukën e përditshme.
 
Sikur të mos mjaftonin pluhuri dhe agjentët e tjerë atmosferikë, në këtë rrugë kalojë edhe makina, pluhuri e tymi i të cilave e rrisin rrezikshmërinë. Ndërsa në Bashkinë e Krujës nuk të pret askush për të dhënë një përgjigje për këtë situatë alarmante.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!