KRUJE- Një sasi eksplozivi i është vendosur në makinën e një 25 vjeçari nga qyteti i Krujës. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës, duke u gdhirë e martja (sot). Automjeti ishte parkuar pranë banesës ku jetonte 25 vjeçari, brenda në qytet.

Policia e Durrësit bën të ditur se “Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip Golf me targa AA 985 BD.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e makinës si dhe xhami i saj.

Policia ka ngritur një grup hetimor për të punuar për të zbardhur shkaqet dhe autorët e shpërthimit, ndërsa do të merret në pyetje dhe vetë 25 vjeçari pronari i makinës, të cilin policia e identifikon vetëm me iniciale E.GJ

(s.g/shqiptarja.com)