Policia e Krujës ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar një bashkëfshatar të tyre, ndonëse arsyet ende nuk janë bërë të ditura nga policia.
Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshat, aty ku dy vëllezërit dhe bashkëfshatari i tyre u zunë për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit përdorën edhe armë zjarri të cilat janë sekuestruar më pas nga uniformat blu.
Policia saktëson se, në pranga kanë rënë: Erind Balla 32-vjeç, Rilind Leka 40-vjeç dhe Indrit Leka 32-vjeç, që të tre banues në Borizanë të Thumanës në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme, ky dy vëllezërit janë konfliktuar e kanë kanosur me armë gjahu Erind Balla, ndërkohë që ky i fundit ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.

konflikti kruje

Gjatë kontrollit të ushtruar  në banesat e tyre dhe në automjetin tip Opel Vektra, me targa AJ 067 XW, të cilës i ishin thyer të gjitha xhamat, në pronësi të Erind Ballës u gjetën dhe sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, tip TT, model 54, kalibër 7.62mm, që i përkiste Erind Ballës; tre armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Indrit Leka; 1 krëhër me 6 copë fishekë pistolete, kalibër 7.62mm, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Erind Balla; 2 gëzhonja mod 54, kalibër 7.62mm, në vendin e ngjarjes.

konflikti kruje
konflikti kruje
konflikti kruje

Gjithashtu, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj S.Leka 39 vjeç

ngjarja ne kruje

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)