KRUJË- Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar janë vënë në prangat e policisë së Krujës pasi akuzohen për veprën penale kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje.
Të arrestuarit janë G.K., 31 vjeç, banues në Krujë dhe N.A., 36 vjeç, banues po në Krujë. Ndaj 31-vjeçarit G.K gjykata e Krujës kishte caktuar masën e sigurisë 'Arrest me Burg'. Ndërsa për N.A gjykata e Krujës e kishte dënuar me 4 muaj burg për vjedhje.
Komento