Krujë/ Xhaxha e nip grabitën me armë një banesë dje në mëngjes, vihen në pranga! Sekuestrohet arma që përdorën për vjedhje (VIDEO)

KRUJË- Xhaxha e nip janë arrestuar pasi kanë grabitur mëngjesin e djeshëm nën kërcënimin e armës një banesë në Brret të Krujës. Në pranga kanë rënë Kastriot Guri, 38 vjeç dhe Xhoni Guri, 22 vjeç, banues në Laç.

Mësohet se ata kanë vjedhur bizhu, vegla pune dhe një set kamerash, të cilat janë sekuestruar nga policia së bashku me armën që kishin gjatë vjedhjes, si edhe municioni luftarak.

Dy të arrestuarit dyshohet se janë autorë edhe të disa rasteve të tjera të vjedhura me armë. Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale